Sam Asghari ka folur për martesën me yllin e muzikës pop, Britney Spears. Aktori iranio-amerikan, i cili dha një intervistë për ëill Reeve të ABC-së, tha se jeta me Spears është një “përrallë”. “Duhet ta mbaj këtë gjë tani”, tha ai me shaka duke treguar unazën. “Është e rëndë”, tha Asghari.
“Ka qenë thjesht surreale. Ishte shumë e vonuar dhe ne imagjinonim që kjo gjë të ishte një përrallë dhe u bë. Kishim deri në 70 njerëz. Ne donim të festonim dhe kjo është ajo që bëmë”, theksoi ai. Kur u pyet se si po kalon ylli i popit 40-vjeçar, Asghari tha: “Ajo është e mrekullueshme. Ajo është gruaja ime.”
Asghari – i cili luan në filmin “Hot Seat” së bashku me Mel Gibson, tha gjithashtu se Britney ka qenë një frymëzim për të. Çifti u martuan më 9 qershor në një ceremoni intime në shtëpinë e Spears në Kaliforni. Ata u takuan për herë të parë gjatë xhirimit të videoklipit të saj “Slumber Party” në vitin 2016.
/abcnews.al