Përfundojnë me sukses vizitat mjekësore të Kristjan Asllanit, hapi i radhës është firma me Interin

schedule15:58 - 29 Qershor, 2022

schedule 15:58 - 29 Qershor, 2022

Mesfushori 20-vjeçar i kombëtares shqiptare dhe të Interit tashmë, ka përfunduar me sukses të gjitha vizitat mjekësore me klubin zikaltër.

Pasi ka dalë nga zyrat e CONI, aty ku përfundoi seancën e fundit të ekzaminimeve, Asllani është pritur nga një numër i lartë tifozësh jashtë.

Asllani duke shumë i lumtur por edhe i emocionuar për këtë hap ta madh të karrierës së tij. Nje kuriozitet i bukur është se ultrasit e Interit, Curva Nord, nuk kishin shkuar të përshëndeteshin me Lukakun, por kishin shkuar te Kristjan Asllani.

Taleni i mesfushës së Shqipërisë, ka marrë direkt nofkën nga tifozët, “Baby Brozo”, pra sozia e Marcelo Brozovic.

Tashmë Asllani do i drejtohet selisë së klubit të Interit për të hedhur firmën në fletën e bardhë të kontratës./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!