Travis Barker në gjendje të rëndë shëndetësore, Kourtney Kardashian e dërgon me urgjencë në spital

schedule10:47 - 29 Qershor, 2022

schedule 10:47 - 29 Qershor, 2022

Muzikanti i njohur, Travis Barker, është gjendje të rëndë shendetësore. Bashkëshortja e tij, Kourtney Kardashian, e ka shoqëruar me autoambulancë për në spital. Lajmin të ditur e bëri “TMZ”, por nuk dihet shkaku pse Barker është shtruar në spital.

Disa orë para se të bëhej i ditur lajmi, Barker postoi një mesazh në Tëitter ku shkruhej: “Zot më shpëto”.

Nuk është e qartë nëse mesazhi i referohej arsyes për të cilën përfundoi në spital, apo lidhet me muzikën, pasi “Zot më shpëto” titullohet kënga e re e rokerit të cilën e ka realizuar me këngëtarin, Machine Gun Kelly.

Ky problem i fundit shëndetësor i Travis Barkerit, vjen disa muaj pasi ai dhe Kourtney Kardashian e kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë, me një ceremoni romantike në Portofino./abcnews.al