Raketat goditën qendrën tregtare, shkrimtari i njohur: Sulmet ruse janë terroriste

schedule05:18 - 29 Qershor, 2022

schedule 05:18 - 29 Qershor, 2022

Shkrimtari amerikan Stephen King ka deklaruar se sulmet me raketa të Rusisë ndaj objektivave civilë në Ukrainë janë sulme terroriste.

“Sulmet ruse ndaj objektivave civile ukrainase janë në thelb sulme terroriste. Slava Ukraina!”,  shkroi King në Twitter.

Më herët, shkrimtari dënoi publikisht pushtimin rus të Ukrainës dhe tha se do të pezullonte bashkëpunimin me shtëpitë botuese ruse.

Më 27 qershor, një raketë ruse goditi një qendër tregtare në Kremenchuk, rajoni i Poltava.

Kyrylo Tymoshenko, Zëvendës Shefi i Zyrës së Presidentit, tha se më shumë se 20 njerëz ishin vrarë dhe mjekët kishin ofruar ndihmë për 59 të plagosur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!