VIDEO/ Një çift vrapon, ndërsa babai fsheh djalin pas pemës, momentet e tmerrit nga sulmi me raketa në Ukrainë

schedule17:54 - 28 Qershor, 2022

schedule 17:54 - 28 Qershor, 2022

Ministri i Brendshëm i Ukrainës Denys Monastyrsky ka thënë se nuk ka të mbijetuar nën rrënojat e një qendre tregtare në Kremenchuk, e goditur nga një raketë ruse më 27 qershor.

Mediet e huaja kanë publikuar videon nga momenti  i sulmit vdekjeprurës.

Video është regjistruar nga kamerat e sigurisë në një park publik jo shumë larg qendrës tregtare Kremenchuk.

Kamerat kanë filmuar parkun nga kënde të ndryshme.

Një çift është duke vrapuar pasi dëgjon zhurmën e raketës.

Më pas shpërthimi e shtyn burrin të hidhet në ujë për të kërkuar strehë nga raketa, ndërsa gruaja vrapon pa e ditur se ku të fshihet.

Pas shpërthimit reja e tymit përparon në mënyrë kërcënuese mbi pellg. Një baba kap djalin e tij disavjeçar dhe e fsheh pas një peme. Nënat dhe gjyshet ikin me fëmijët e tyre.

Rusia më 27 qershor nisi një sulm me raketa në Kremenchuk, me një raketë që goditi një qendër tregtare./Abcnews.al/