NATO e zhgënjyer me Kinën: Përhapin narrativa të rreme për Perëndimin

schedule16:36 - 28 Qershor, 2022

schedule 16:36 - 28 Qershor, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur për raportet me Kinën para fillimit të samitit të NATO-s në Madrid, duke thënë se nuk e sheh Kinën si një kundërshtar.

Megjithatë, ai shprehu shqetësimin për lidhjet gjithnjë e më të ngushta të Pekinit me Moskën, raporton Reuters.

Ndërsa vuri në dukje se Kina së shpejti do të ishte ekonomia më e madhe në botë dhe NATO-s i duhej të angazhohej me Pekinin për çështje si ndryshimi i klimës, Stoltenberg tha se Rusia dhe Kina janë më afër se kurrë.

“Ne nuk e konsiderojmë Kinën si një kundërshtar, por jemi të zhgënjyer nga fakti që Kina nuk ka qenë në gjendje të dënojë pushtimin rus të Ukrainës, që Kina po përhap shumë nga narrativat e rreme për NATO-n, Perëndimin dhe gjithashtu se Kina dhe Rusia janë më afër tani se sa kanë qenë kurrë më parë”, u shpreh Stoltenberg. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!