Chelsea kërkon të “dobësojë” rivalët, përveç Sterling te City ka pikëtuar edhe dy lojtarë

schedule16:02 - 28 Qershor, 2022

schedule 16:02 - 28 Qershor, 2022

Pronari i ri i Chelsea, Todd Boehly i ka idetë e qarta. Që të mposhtë kundërshtarët duhet në fillim t’iu marrësh lojtarët kryesorë dhe t’iu veshësh fanellën e skuadrës tënde.

Këtë po bën dhe Boehly, i cili ka menduar të bëjë “pazar” te Manchester City, ku përveç Raheem Sterling, kërkon edhe 2 lojtarë të tjerë që mund të vihen nënurdhrat e Thomas Tuchel.

Sipas “Daily Mail” blutë po kërkoj gjithashtu edhe Oleksandr Zinchenkon dhe Nathan Aken nga kampionët e anglisë.

Ake është një ish- lojtar i Chelseat dhe Blutë po synojnë si holandezin ashtu edhe mbrojtësin ukrainas, pasi duhet të rindërtojnë katërshen e tyre.

Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen janë larguar, me Cesar Azpilicuetan dhe Marcos Alonson gjithashtu të etur për t’u larguar.

Boehly dhe trajneri Thomas Tuchel kanë diskutuar mundësinë e nënshkrimit të treshes, megjithëse mund të rezultojë e vështirë për të bindur skuadrën e Pep Guardiolës për të forcuar një nga kundërshtarët e tyre duke lejuar që të tre të bëjnë kërcimin në “Stamford Bridge”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!