Ish-presidenti i Rusisë ka paralajmëruar për shpërthimin e një lufte të mundshme të Tretë Botërore, nëse ndonjë vend i NATO-s cënon Krimenë. Dmitry Medvedev tha se çdo shkelje në gadishull mund të përbëjë shpallje lufte ndaj Rusisë.
Duke folur për uebsajtin e lajmeve Argumenty iFakty, ai tha: “Për ne, Krimea është pjesë e Rusisë. Dhe kjo do të thotë përgjithmonë.”
“Çdo përpjekje për të cenuar Krimenë është shpallje lufte kundër vendit tonë. Dhe nëse kjo bëhet nga një shtet anëtar i NATO-s, do të thotë konflikt me të gjithë aleancën e Atlantikut të Veriut; një Luftë e Tretë Botërore. Një katastrofë e vërtetë.”
Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha gjithashtu se nëse Finlanda dhe Suedia bashkohen me NATO-n, Rusia do të forcojë kufijtë dhe do të jetë gati për hapa hakmarrëse”. Ai shtoi se kjo mund të përfshijë mundësinë e instalimit të raketave hipersonike Iskander “në pragun e tyre”.
Kujtojmë se Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014,një veprim që është dënuar si aneksim i paligjshëm nga shumë liderë botërorë. /abcnews.al/