Roma e ka seriozisht për mesfushorin francez të skuadrës së Lyonit. Drejtuesit e skuadrës verdhekuqe kërkojnë që Houssem Aouar ta vënë nënurdhrat e Jose Mourinhos për sezonin e ri.
Houssem Aouar ka vendosur të largohet nga Lyon pas 6 vitesh te skuadra franceze, me lojtarin që kërkon të bëjë një tjetër hap në karrierën e tij
Roma është skuadra favorite për të nënshkruar me lojtarin dhe Giallorosët tanimë kanë bërë një ofertë zyrtare për të.
Mediat italiane dhe ato franceze kanë raportuar se Roma ka ofruar 17 milionë euro te Lyon për transferimin e reprezentuesit francez.
Ende nuk ka një përgjigje nga Lyon që është gati ta shes yllin e skuadrës për mos t’iu ikur pas një viti si lojtar i lirë. Në garë për 23-vjeçarin janë edhe skuadrat si Betis, Sevilla, Leicester City dhe Everton. /f.a/abcnews.al