Një fëmijë 10-vjeçar është raportuar i zhdukur nga policia. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e komisariatit nr.4 në Tiranë.
Ka qenë nëna e fëmijës F.L 32-vjeçe e cila ka denoncuar se djali i saj 10-vjeç nuk është kthyer më në banesë.
Ky denoncim ka alarmuar policinë e cila ka nisur punën për gjetjen e të miturit.
Njoftimi:
Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja F. L., 32 vjeçe, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i saj 10 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/abcnews.al/