Një vogëlushe vetëm 11-muajshe, vajza e një inxhinieri italian nga Bergamo, është vrarë në një çerdhe në Lyon, të Francës. Sipas raportimeve, fëmija u vra nga një edukatore 27-vjeçare.
Gruaja, e cila rrëfeu krimin dhe u arrestua me akuzën e vrasjes të një fëmije nën 15 vjeç, e ka detyruar vogëlushen që të gëlltisë një substancë nga ato që përdoreshin për të zhbllokuar lavamanët.
Arsyeja, sipas asaj që 27-vje çari ka pranuar gjatë marrjes në pyetje, ishte se vajza nuk pushonte së qari. Tragjedia ndodhi të mërkurën e 22 qershorit brenda kopshtit People & Baby në rue Danton në Lyon. Fëmija u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi të mbijetonte.
Mediat në vend se për institucionin në fjalë ka pasur episode të përsëritura të keqtrajtimit të fëmijëve. /abcnews.al/