Raketat ruse godasin qytetet, Zelensky do t’i drejtohet sot samitit të G7

schedule07:33 - 27 Qershor, 2022

schedule 07:33 - 27 Qershor, 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të bëjë thirrje për dërgimin e më shumë armëve të rënda kur t’i drejtohet G7, grupit të vendeve të pasura gjatë ditë së sotme.

Fjalimi pason një breshëri sulmesh raketore ruse në Kiev dhe zona të tjera gjatë fundjavës. Në Ukrainën lindore, Rusia ka marrë kontrollin e plotë të Severodonetsk dhe po synon Lysychansk aty pranë.

Të dielën, Zelensky tha se shtyrja e dërgesave të armëve ishte “një ftesë për Rusinë për të goditur përsëri”. Duke folur përmes fjalimit të tij të përditshëm, ai bëri thirrje gjithashtu për sisteme të mbrojtjes ajrore dhe sanksione të reja ndaj Rusisë.

“Partnerët duhet të lëvizin më shpejt nëse janë vërtet partnerë, jo vëzhgues”, tha ai, raporton BBC.

Lufta në Ukrainë është në krye të agjendës së G7 dhe kombet pritet të premtojnë mbështetje të mëtejshme ushtarake për Kievin dhe më shumë sanksione ndaj Moskës.

Udhëheqësit perëndimorë po përpiqen të paraqesin një front të bashkuar, ndërsa kancelari gjerman Olaf Scholz që thotë se sulmet me raketa ruse treguan se ishte “e drejtë të qëndronim së bashku dhe të mbështesim ukrainasit”.

Më herët, presidenti amerikan Joe Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin po llogariste që NATO dhe G7 të “ndahen… por ne nuk kemi bërë dhe nuk do ta bëjmë”.

Megjithatë, korrespondenti diplomatik i BBC-së, James Landale, i cili është në samit, thotë se uniteti perëndimor mbi luftën ka rënë në javët e fundit, pasi disa liderë diskutojnë marrëdhëniet afatgjata me Rusinë dhe të tjerë duke theksuar mbështetjen e fortë dhe të qëndrueshme për Ukrainën. g.v/abcnews.al