E goditën brutalisht me doreza hekuri, si u vra 42-vjeçari në Greqi nga 5 shqiptarë që i ngacmuan edhe të dashurën

schedule20:40 - 26 Qershor, 2022

schedule 20:40 - 26 Qershor, 2022

Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë i ndodhur në Greqi, ku një 42-vjeçar gjeti vdekjen pasi u dhunua brutalisht nga disa shqiptarë. Sipas mediave greke, raportohet se ndryshe nga sa u tha në fillimi, ishin 5 shqiptarë të cilët pasi i ngacmuan të dashurën, dhunuan për vdekje 42-vjeçarin.

Krimi i rëndë ndodhi në Rafinë të Greqisë, jashtë një lokali. Policia greke njofton se viktima është goditur me doreza hekuri, gjë që i ka shkaktuar dëmtime të rënda në kokë dhe në trup e për pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve, sherri i ashpër ka nisur për shkak se autorët e rinj kanë shqetësuar vajzën me të cilën shoqërohej 42-vjeçari.

Mësohet se 42-vjeçari ishte në një lokal me të dashurën e tij, kur në një moment ai u ngrit për të shkuar në tualet, të pesë shqiptarët e kombësisë e ngacmuan vajzën. Pas kthimit, ai u kërkoi shpjegime, por ata e sulmuan ashpër, duke përfunduar në një mënyrë tragjike. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!