Disa ditë pas marrëveshjes se energjisë Kosovë-Serbi, hidhet në erë transformatori në Mitrovicë

schedule09:59 - 24 Qershor, 2022

schedule 09:59 - 24 Qershor, 2022

Një mjet shpërthyes është hedhur mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 22:45 në objektin e elektro-distribucionit në veri të Mitrovicës.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një transformator dhe disa automjete të cilat kanë qenë të parkuara afër këtij objekti.

Lajmi u konfrimua për Radion Evropa e lire nga Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës për Mitrovicën, Besim Hoti, i cili tha se përveç dëmeve material nuk ka patur të lënduar.

“Prokuroria ka nisur hetimin dhe në pritje të ekspertizës përfundimtare mund të konfirmojmë se shpërthimi është shkaktuar nga një lendë plasëse, ndërsa ka nisur puna për riparimin e transformatorit të dëmtuar”, – deklaroi Hoti.

Ngjarja vjen dy ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për energjinë ndërmjet Kosovës e Serbisë, në Bruksel.

Më 21 qershor, në Bruksel u arrit marrëveshja për zbatimin e marrëveshjes për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë, e cila është nënshkruar në vitin 2013, por nuk kishte gjetur zbatim.

Përmes kësaj marrëveshje të arritur, qytetarët në katër komunat në veri të Kosovës,të banuara më shumicë serbe, që nuk kanë paguar rrymën elektrike nga viti 1999, detyrohen të paguajnë faturat.

Sipas këtij udhërrëfyesi, parashihet që Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës(ZRRE), t’i lëshojë licencë për furnizim kompanisë nga veriu, Elektrosever, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës.

Elektrosever është një kompani me pronësi serbe, e themeluar në Kosovë dhe sipas ligjeve të Kosovës./ REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!