Konferenca për shtyp e liderëve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, e planifikuar për në orën 11.30, u anulua pasi samiti zgjati dy orë më shumë se sa pritej.
Diskutimi mes liderëve ka qenë “i sinqertë”, raportojnë burime të BE-së, që do të thotë në gjuhën diplomatike se edhe ata kanë thënë gjëra “shumë të vështira”.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, megjithatë pritej në parasamitin e PPE. Në vend të kësaj, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandr Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, duhet të japin një konferencë për shtyp pak më vonë. /abcnews.al/