Forcat e policisë së Delvinës i kanë ardhur në ndihmë një të sëmuri në fshatin Vane. Ai ishte duke u transportuar me zetor për në spital, por nga prurjet e lumit Kalasë është bllokuar në rrugë. Probleme të rënda ka edhe në bashkinë e Selenicës. Aksi rrugor që lidh fshatin Brataj me fshatrat Kuç, Kallarat dhe Bolenë është bllokuar. Ndersa nuk lejohet kalimi i automjeteve apo këmbësoreve për shkak të rënies së masiveve të dheut dhe rreziku që mund të ketë nga shkëputja e një pjese të malit në zonë. Të bllokuara mbeten edhe akset rrugore që të çojne në fshatrat Matogjin dhe në Brataj ka patur probleme me shkarjet e dherave. Shtabi i emergjencës ka konfirmuar evakuimin e personave ,banesat e të cilëve ndodhen nën ujë në zonën e Selenicës. Kryetari i Bashkisë Selenicë Përparim Shameti ka deklaruar se pjesa më e madhe e fshatrave nuk furnizohet me energji elektrike./abcnews.al
https://youtu.be/dgA51pczhio