Rezoluta për gjenocidin serb, Berisha akuza Lindita Nikollës: Hape këtë mikrofon moj zonjë, po shkelni ligjin e Kuvendit

schedule11:22 - 23 Qershor, 2022

schedule 11:22 - 23 Qershor, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit, duke kërkuar shpjegime për rezolutën për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë. Berisha ka hedhur akuza ndaj kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, pasi sipas tij po kryen shkelje për të mos futur në rendin e ditës rezolutën.

“Nuk keni të drejtë të silleni në këtë mënyrë. Nuk keni sqaruar asgjë. Për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë. Po bëni shkelje të ligjit.”tha Berisha.

Në një moment mikrofoni është shkëputur. Ndërsa Berisha ka ndërhyrë ashpër kundër Lindita Nikollës.

“Hape këtë mikrofon, mos bëj….”

“Ju kryeni krim se shkelni ligjin e parlamentit. Qëndrimi ndaj rezolutave, brenda tre ditëve shqyrtohet në kryesinë e Parlamentin. Rezoluta e për gjenocidin ka tre javë që pret të shqyrtohet nuk është parlamenti dyqani yt moj zonjë. S’ke koncepte më elementare. Në fund thuhet se tha një filan deputet ta çojmë në komisionin e Jashtëm. Por ligji i parlamentit vjen në sallë dhe bëhet diskutim. Ju po trajtoni Parlamentin në mënyrë primitive dhe të padenjë. Sipas urdhrave. Rrisni konfliktualitetin e Parlamentit.” tha Sali Berisha.

Berisha ka hedhur akuza ndaj kryetares së Kuvendit, ndërsa kjo e fundit tha se nuk ka pasur dakordësi për këtë rezolutë dhe se Sali Berisha nuk mund të vijojë me të njëjtën çështje. /abcnews.al/