Prej dy ditësh në zyrat e ALEAT në Vlorë nuk ofrohet shërbim për shkak te mungesës së energjisë elektrike. Qytetaret shprehen se edhe pse kane paguar për pasaportën e shpejtë prej dy ditësh askush nuk i jep shpjegim se çfarë do të ndodhë.
“Kemi që dje, erdhëm na thanë për 10 minuta, kemi që dje akoma.na thanë ka problem teknik dhe po presim tani.”
“Më thanë do presësh për momentin. E pyeta sa do pres, tha 2-3 orë, nuk e dimë. Kishte ndezur telefonin dhe numëronte fletët. I thashë ku e ke gjeneratorin. Nuk kanë energji, ja kanë prerë se nuk kanë paguar dritat.”
Sipas burimeve zyrtare nga OSHEE nga ALEAT një debit i papaguar në vitin 2020 është bërë shkak asokohe për prerjen e energjisë elektrike, e cila po sipas OSHEE është rilidhur në mënyrë të paligjshme sërish nga ALEAT e për këtë nga OSHEE kjo zyre është gjobitur.
Gjobë e cila rezulton e papaguar deri ne këto momente. Kjo ka sjellë edhe ndërprerjen e energjisë duke lënë qytetaret pa shërbim prej dy ditësh ndërsa nuk dihet se çfarë do te ndodhë në vijim./Abcnews.al/