TIRANË – “Rezervat e Shtetit” në Lundër ku grumbullohen makinat e bllokuara nga policia rrugore në Tiranë, është në gjendje skandaloze.
Në të vërtetë “Rezervat se Shtetit” ngjajnë me një pikë “varreze makinash” apo mbledhje skrapi.
Emisionin “Piranjat” në ABC ka denoncuar situatën dramatike në këtë institucion. Siç shihet në pamjet e publikuar, si një zyrë e oficerit që merret me procesverbalet, e dorëzimit të automjeteve është përshtatur një furgon.
Postimi nga “Piranjat”:
Kjo është zyra e oficerit në pikën e grumbullimit të automjeteve të sekuestruara në Lundër. Gjendja e Rezervave Materiale të Shtetit paraqitet në këtë mënyrë.
“Kjo është zyra e oficerit i cili jep dhe merr makinat në dorëzim. Kjo është zyra. Ndërsa në momentin që ti ke një makinë mbrapa duhet të marrësh karrotrec me lekët e tua dhe të marrësh makinën tënde. Kjo është zyra që mban procerverbalet.”. /abcnews.al/