Sadio Mane u transferua te Bayern Munich, me skuadrën gjermane që gjeti kështu edhe zëvendësuesin e Robert Lewandowskit, me këtë të fundit që dëshiron largimin nga bavarezët për të kaluar në “Camp Nou”.
Me ardhjen e sulmuesit senegalez, ka vënë në dyshim të qëndrimin e një tjetër lojtari te gjigandët e Bundesligës.
Bëhet fjalë për sulmuesin Serge Gnabry, me kontratën e lojtarit që përfundon në 2023me klubin që i ka ofruar rinovimin futbollistit, por ky i fundit akoma nuk është i bindur nëse dëshiron të vazhdojë të qëndrojë në Mynih apo jo.
Sipas “Bild”, sulmuesi i ka dhënë kohë vetes deri në fundin e pushimeve për të marrë një vendim përfundimtar. Ardhja e Mane ka shtuar akoma më shumë dyshimet te Gnabry, jo për shkak të konkurrencës, por s’dihet nëse të dy do mund të përshtaten në repartin ofensiv. 26 vjeçari prej kohësh është pjesë e Bayernit. /f.a/abcnews.al