Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thekson se duhet një përmirësim i kuadrit ligjor për sa u përket financimit të Partive politike në vend. Deklarata erdhi nga kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi në tryezën e diskutimit për financimin e partive Politike duke e cilësuar sipërfaqësor kontrollimin e të ardhurave për financimin e partive.
“Do ketë gjithnjë vend për të diskutuar për raportin e politikës me paranë nuk do të ketë fund asnjëherë. KQZ mendon se ka vend për përmirësim kuadri ligjor për financimin e partive duhet të rregullohet edhe financimi i subjekteve. Ka ardhur koha që të përfshihen në monitorimin për partitë edhe shpenzimet në median e shkruar dhe rrjetet sociale. Sot raportimi i partive publike është sipërfaqësor, kontrolli mbi to është formal dhe ne nuk kemi mjetet për të çuar më tej kontrollet. Partitë të bëjnë publike çdo gjë.’-tha Celibashi.
80 parti sipas Celibashit, nuk kanë marrë pjesë në të paktën 4 zgjedhjet e fundit, ndërsa theksoi se më shumë se 51% të partive nuk kanë të dhëna për venndodhjen e tyre.
‘Partitë dhe institucionet e tyre administruese kanë pak transparencë edhe brenda vetvetes, për më shumë se 51% të partive nuk kemi të dhëna për vendodhjen e tyre. 80 parti nuk kanë marrë pjesë në të paktën 4 zgjedhjet e fundit nuk ka gjurmë të tyre, në vlerësimin tone ligji duhet të ndryshojë, në kushtet kur nuk bëjmë dot shqyrtimin kapilar të 131 partive, duhet të fokusohet te partitë që marrin pjesë në zgjedhje, kontrolli për të tjerat mund të bëhet me short.’- tha Celibashi.
/abcnews.al/