Një 62 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:50, në plazh Velipojës. Policia bën të ditur se i dëmtuari A. N. 62 vjeç, banues në Velipojë, po dërgohet në Spitalin Rajonal Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë të Stacionit të Policisë Velipojë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasi V. L, 43 vjeç, banues në Velipojë. Ndërsa po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./abcnews.al
Plagosje me thikë në plazhin e Velipojës
schedule18:20 - 5 Maj, 2019
schedule 18:20 - 5 Maj, 2019