Egnatia ka njoftuar largimin e dy futbollistëve ditën e sotme. Më parë madje mbrojtësi Besart Krivanjeva ishte zyrtarizuar te Gjilani.
Me rrogozhinasit ndahet edhe sulmuesi Ilirid Ademi, i cili dha një kontribut të rëndësishëm në qëndrimin në Superiore.
“Klub Futboll Egnatia njofton se ka mbyllur bashkëpunim me dy futbollistët sulmuesin Ilirid Ademi dhe qendërmbrojtësin Besart Krivanjeva.
Klubi falenderon lojtarët për kontributin e dhënë me fanellën e Egnatias”, shkruhet në njoftimin e bërë nga Egnatia. / abcnews.al