“E çova Elenën në këtë fushë dhe e lëndova. Nuk e mbaj mend mirë pse, u ktheva pas dhe nuk doja që ta shihja.” Kështu është shprehur 23-vjeçarja Martina Patti ndërsa rrëfente vrasjen e vajzës së saj 5-vjeçare, para hetuesve në Katania.
Sipas gjykatësit të çështjes, edhe pse ajo po mundohet t’i bëjë hetuesit të besojnë se ka vepruar në gjendje jo të kthjellët mendore, në fakt e reja mund të ishte arratisur nëse nuk do të ishte kapur.
“Elena, viktimë e një vdekjeje të përgjakshme dhe të ngadaltë, u vra nga një grua e cila në të gjitha fazat e vrasjes ka qenë me shumë mundësi në kapacitetin e saj të plotë mendor, në kushte fizike dhe psikologjike për aksion,” thuhet në raport.
Po ashtu, gjykatësi nënvizon se Martina nuk tregoi asnjë shenjë pendese.
“Ajo sajoi rrëmbimin me qartësi ekstreme dhe nuk tregoi asnjë shenjë pendimi. Të gjithë elementët tregojnë një paskrupulltizëm të veçantë, pandjeshmëri, mungesë absolute e pendesës.” /abcnews.al/