Zyrtare/ Vllaznia bën goditjen “big”, firmos me lojtarin nga Mali i Zi

schedule16:45 - 21 Qershor, 2022

schedule 16:45 - 21 Qershor, 2022

Vllaznia vazhdon përforcimin e skuadrën për ndeshjet e Conference League, teksa ditën e sotme ka arritur të firmosë kontratë me mesfushorin e Malit të Zi.

Bëhet fjalë për Kristijan Vulaj, i cili tashmë është zyrtarisht lojtari më i ri i shkodranëve, me lajmin që e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Mesfushori është transferuar si lojtar i lirë pas largimit nga skuadra e Dençiç Tuzi dhe ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin shkodran.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë akordin me futbollisin Kristijan Vulaj. Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur për tre vitet e ardhshme me klubin tonë. Vulaj ka lindur në Tuz të Malit të Zi dhe përveçse me Deçiq, ka luajtur edhe me ekipin e Petrovac në superligën malazeze. Megjithatë kulmin e karrierës e ka me Deçiq, me të cilin arriti të kapë edhe kombëtarën e vendit fqinj”, shkruan klubi kuqeblu.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!