CEO i Teslas, Elon Musk, bëri të ditur se 10% e stafit do të humbë vendin e punës në kompani për shkak të recesionit të paralajmëruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shkak për shkurtimin e numrit të stafit nga muaji korrik është bërë ulja e prodhimit dhe e shitjes së makinave Tesla.
Ndërkohë, Musk deklaroi në Forumin Ekonomik të Katarit të organizuar nga “Bloomberg”, se shkurtimet do të ndodhin te punonjësit me pagë fikse. Sipas tij, kriza ekonomike në SHBA është shqetësuese.
“Nuk është e sigurt, por duket shumë e mundshme”, shtoi Musk./abcnews.al