Këshilli i Europës: Turqia të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial grek

schedule15:23 - 21 Qershor, 2022

schedule 15:23 - 21 Qershor, 2022

Këshilli Europian ka shprehur edhe njëherë shqetësimin për tensionet mes Turqisë dhe Greqisë  para samitit të BE-së që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel.

“Këshilli Europian ka shprehur shqetësim të thellë për veprimet dhe deklaratat e përsëritura së fundmi të Turqisë. Turqia duhet të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve anëtare të BE”, thuhej në draft, sipas  Euroactiv.

Duke kujtuar konkluzionet e mëparshme dhe deklaratën e 25 marsit 2021, Këshilli Evropian “pret që Turqia të respektojë plotësisht ligjin ndërkombëtar, të de-përshkallëzojë tensionet në interes të stabilitetit rajonal në Mesdheun Lindor dhe të promovojë marrëdhënie të mira fqinjësore”.

Kujtohet se Komisioni Evropian i dërgoi një mesazh të fortë Turqisë javën e kaluar. /abcnews.al