Debate në Komisionin e Ekonomisë, deputeti demokrat: Një km rrugë bën 20 mln euro, ai që do i merrte është në arrati

schedule11:13 - 21 Qershor, 2022

schedule 11:13 - 21 Qershor, 2022

Mbledhja e Komisionit të Ekonosmisë është shoqëruar nga debatet mes zv/ministrit të Infrastrukturës Ilir Bejtja dhe deputetit demokrat Edmond Spaho.

Spaho ka thënë se 1 km rrugë ka kushtuar 20 milionë euro, gjë që Bejtja e cilësoi si të pavërtetë.

Pjese nga debati

Spaho: Me 20 mln euro kilometrin

Bejtja: Është gënjeshtër

Spaho: Po pse nuk ka ardhur ai po ka ikur

Bejtja: Asnjëherë nuk ka pasur 1 km 20 mln euro

Spaho: Po mirë ka qenë 19. Po personi që u përpoq të përfitojë në mënyrë abuzive a është në arrati?

Deputeti demokrat ngriti gjithashtu dyshime se inflacioni mund të jetë më i lartë nga shifrat që raporton INSTAT dhe ngriti pyetjen pse qytetarët nuk kompesohennë masën e duhur.

“Pyetje që shtroj unë është a është vërtet inflacioni aq sa në thuhet 6.8%. Mesa di unë indeksi i çmimit të ndërtimit që na jepet nga INSTAT nuk është në këto kufi, atëherë në pse i kompensojmë kaq. Nëse këto shifra janë të vërteta, pse nuk kompensojmë edhe qytetarët me të njëjtën masë. Psh pse nuk i kompensojmë çmimin e karburantit”, tha Spaho. /abcnews.al