Një foshnjë e porsalindur është gjetur brenda koshit të mbeturinave në Grimbsy, Angli.
Sipas mediave në ishull, foshnja e kishte ende kordonin e kërthizës dhe tani po trajtohet në spital.
Foshnja u zbulua kur një banor i zonës dëgjoi të qarat që vinin nga koshi dhe kur hapi kapakun gjeti vogëlushin brenda.
Nëna e foshnjës është gjetur dhe është dërguar gjithashtu në spital dhe tani është nën kujdes nga autoritetet përkatëse.
Në vendngjarje mbërritën dy autoambulanca dhe të paktën katër makina policie. Efektivët u futën shtëpi më shtëpi duke pyetur banorët e tronditur.
“Mamaja duhet të ketë qenë shumë e re për të kuptuar ose nuk donte që dikush ta dinte se ajo ishte shtatzënë. Ne vetëm shpresojmë që ajo të marrë kujdesin që i nevojitet dhe foshnjën e saj”, ka thënë një banore e zonës për mediat lokale. /abcnews.al