Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Gjirokastër/ Arrestohet 43-vjeçari, i kërkuar në Spanjë për kultivim droge

schedule12:08 - 18 Gusht, 2026

schedule 12:08 - 18 Gusht, 2026

Gjirokastër – Vijon operacioni i koduar “Fugitive” për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në kuadër të operacionit, strukturat e Policisë së Gjirokastrës kanë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin në Spanjë një 43-vjeçar, të identifikuar Klodian Bena.

Policia njofton se arrestimi u realizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e të kërkuarit ndërkombëtar.



Sipas autoriteteve spanjolle, Gjykata e Sabadellit në qershor 2025 i ka caktuar 43-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët e Interpol Madridit për përfundimin e procedurave dhe ekstradimin e 43-vjeçarit drejt Spanjës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!