Reshjet e shiut në Vlorë, bllokohen disa rrugë

schedule10:02 - 5 Maj, 2019

schedule 10:02 - 5 Maj, 2019

Reshjet e shiut kanë përfshirë të gjithë vendin mëngjesin e sotëm. Por, në qytetin e Vlorës situata ka qenë më e rëndë. Rrugët kryesore u bllokuan dhe uji doli në sipërfaqe.

Për më shumë se pesë orë Vlora ishte kështu. Vetëm varkat munguan. Bulveradi u mbush me ujë dhe çdo rrugë e qytetit. Reshjet e shiut e përmbytën Vlorën brenda natën. Mjetet ndaluan qarkullimin. Po ashtu edhe këmbësorët nuk patën mundësi të lëviznin

“Kjo është gjendje nëpër filma, rregullohet bulevardi për të zbukuruar Vlorën dhe këto probleme janë të përditshme dhe bie e shi shiko ça gjendje. Kjo është skandaloze”.

“Vit për vit kjo punë është, ujërat e zeza janë mbledhur bashkë me të bardhat. Këtë ka bërë shteti shqiptar”.

“Kjo është katastrofë”.

Situata më e rëndë ishte në zonen e qujatur Albano dhe Romina, lagja Rilindja. Por jo vetëm rrugët kryesore. Në ato dytësore gjendja ishte edhe më e rëndë.

Bashkia nxorri në terren ekipet për zhbllokimin e pusetave. Dhe vetëm pasi reshjet ulën intensitetin situata u përmirësua dhe në Vlorë nisi qarkullimi i banorëve.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!