Kishte lënë pudingun gjysmë, detaje tronditëse nga vrasja e vogëlushes Elena, si e gënjeu nëna para se t’i merrte jetën

schedule16:08 - 20 Qershor, 2022

schedule 16:08 - 20 Qershor, 2022

Vrasja e 5-vjeçares Elena del Pozzo nuk ka ndodhur në shtëpi.

Lexo më shumë për ngjarjen këtu

Gjurmët e gjakur të gjetura në banesë janë sjellë nga jashtë,saktëson Prokurori Publik i Katanias pas hetimeve të kryera nga policia.

Një veshje e nënës ishte sekuestruar gjatë një kontrolli në shtëpinë e gruas në Mascalucia.

Zbulimi përkon me deklaratat e nësnës 23-vjeçarja, Martina Patti, e cila kishte thënë se ishte kthyer në shtëpi për të ndërruar rrobat dhe për t’u larë.

Mediat italiane shkruajnë gjithashtu se në shtëpi u gjet pudingu që e vogla Elena kishte lënë përgjysmë, para se nëna e saj ta merrte dhe ta çonte në një vend ku ajo kishte luajtur si fëmijë dhe 5-vjeçarja kishte kuriozitet për ta parë.

Ishte pikërisht ky vendi ku 23-vjeçarja kreu vrasjen dhe më pas e futi trupin në qese plastike për të humbur gjurmët.

Detajet që dolën nga autopsia ishin tronditëse. Vajza u godit 11 herë me thikë, njëra prej të cilave ishte vdekjeprurëse.

Arma e vrasjes nuk është gjetur ende megjithë kërkimet e shumta nga Karabinierët e Seksionit të Hetimeve Shkencore dhe komandës provinciale të Katanias, të cilët kanë kontrolluar tërësisht vendin ku u gjet trupi i Elenës. /abcnews.al