Bertina Mehmeti, ish-banorja e “Big Brother” ishte e ftuara e radhës në emisionin “Thumb”. Ajo jetoi për pak vite në Dubai, por u kthye në Shqipëri për arsye familjare.
Në përgjithësi njerëzit kanë idenë që vajzat që shkojnë e punojnë në një vend të zhvilluar, pretendojnë se punojnë aty si eskorta. Bertina tregoi përpara Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut se është ndjerë e paragjykuar kur thoshte se punonte atje. Madje ajo tregoi se ishte ndjerë e tillë edhe nga miqtë e saj.
“Ajo ka qenë pjesa më e vështirë. Pasi u ktheva në Shqipëri, një personazh, një miku im shumë i afërt më bënte disa pyetje absurde. Nuk e di ishte shumë e rëndë ajo pjesë që të dëgjoje që ndërkohë që ti lodhesh, strapacohesh sepse kur kujtoj atë fillimin me të vërtetë, ka qenë shumë i lodhshëm me 12 orë punë. Një lodhje ekstreme”, është shprehur Bertina./abcnews.al