31 herë në 5 muaj, gruaja ofron favore seksuale në një bazë ushtarake në Angli

schedule14:56 - 20 Qershor, 2022

schedule 14:56 - 20 Qershor, 2022

Qindra parashutistëve britanikë iu është ndaluar të marrin pjesë në një mision të NATO-s në Ballkan për shkak të një videoje të publikuar ku shfaqej një grua duke bërë seks me ushtarët, ndërsa shumë orej tyre po shikonin skenat.

Sipas New York Post, orgjia e filmuar në një bazë ushtarake në Essex të Anglisë , nuk ka ndodhur një herë, por disa herë me  dëshirën e zonjës që ka kënaqur seksualisht parashutistët.

Ajo shkoi në bazën ushtarake 31 herë në 5 muaj. Diçka e tillë vuri në siklet drejtuesit, të cilët vendosën të ndalonin pjesëmarrjen e 300 ushtarëve në një mision të Aleancës së Atlantikut të Veriut në Ballkan.

Sipas Times, tetë parashutistë që shërbenin në Brigadën e 16-të, po hetohen nga policia. Megjithëse policia ushtarake vendosi se nuk ishte kryer asnjë krim, Saunders thuhet se tha në letër se incidenti mund të duket se “nënvlerëson gratë” dhe është kundër vlerave të ushtrisë.

Rreth 300 anëtarë të forcave ajrore do të vendoseshin në bazat ushtarake në dy vendet ballkanike – Bosnjë dhe Kosovë nga shtatori i ardhshëm.

Gjenerali Andrew Harrison,Komandanti i ri i ushtrisë britanike dhe koloneli i Regjimentit të Parashutës, tha në një letër se gjenerali  Patrick Saunders ka “humbur përkohësisht besimin” në Batalionin e 3-të të njësisë.

/abcnews.al