Ministri Bledi Çuçi ka deklaruar në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë se në 60 kilometra vijë ajrore të të dyja vendeve, shtetasit do të trajtohen si qytetarë të të njëjtit vend.
Ai tha se protokolli i fundit do të jetë kur të hiqen tërësisht pikat kufitarte dhe me batutë shtoi se këtë nuk e lejon ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.
“Ky nuk është protokolli i fundit, ai do jetë kur t’i heqim fare kioskat e policëve dhe të jetë si rrugë kalimi normale, po s’na lë Olta. Protokolli i radhës ka të bëjë se në 30 km vijë ajrore, 60 në të dyja anët e kufirit, ku shtetasit trajtohen si shtetas të të njëti shtet”, tha Çuçi. /abcnews.al