Të paktën 59 persona kanë vdekur nga rrufetë e forta dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga stuhitë musonore në Indi dhe Bangladesh.
Miliona njerëz kanë mbetur të bllokuar ndërsa punonjësit e urgjencës po luftojnë për t’i shpëtuar, shkruan BBC.
Sinoptikanët paralajmërojnë se përmbytjet pritet të përkeqësohen gjatë ditëve në vijim.
Zyrtarët e qeverisë së Bangladeshit i kanë përshkruar përmbytjet e fundit si më të rëndat në vend që nga viti 2004.
Shirat e pandërprerë gjatë javës së fundit kanë përmbytur sipërfaqe të mëdha të rajonit verilindor të vendit, të përkeqësuar nga reshjet e dendura./abcnews.al/

