Në 14 maj duhej të ishte në Nju Jork ku do të tërhiqte cmimin “personazhi i vitit”. Por zemërimi dhe protestat që u shkaktuan nga ky lajm kanë detyruar presidentin e Brazilit Bolsonaro që të anulojë vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti Brazilian Bolsonaro, anuloi vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të parashikuar në mes të muajit maj për shkak të protestave të ashpra të aktivistëve për të drejtat e komunitetit LGBT dhe ambientalistëve.
Prania e presidentit, lider i ekstremit të djathtë, pritej në një darkë gala të organizuar nga dhoma e tregtisë brazilo – amerikane në muzeun e historisë natyrore në Nju Jork në 14 maj.
Kreu i shtetit Brazilian do të vlerësohej me cmimin “personazh i vitit” por ka qenë pikërisht ky lajm që ka zemëruar shumë persona që kërkojnë anulimin e këtij vlerësimi.
Disa sponsor të mbrëmjes gala janë tërheqir tashmë dhe në fund Bolsonaro vendosi të tërhiqet. Zëdhënësi i presidentit Brazilian akuzoi kryebashkiakun e Nju Jorkut, Bill de Blazio se kishte sulmuar presidentitn së bashku me grupet e interest.
Këto të fundit sipas tij ushtruan presion ndaj organizatorëve të eventit./ABC News Albania 24/7