Manchester United vazhdon të këmbëngulë për Frenkie de Jong. Barcelona nuk mendon ta lërë të lirë lojtarin holandez, edhe pse skuadra angleze kërkon ta vendosë De Jong nën urdhrat e Erik ten Hag.
Tekniku holandez e pëlqen shumë lojtarin, me djajtë që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të finalizuar transferimin në “Old Trafford”.
Në një intervistë, drejtori i United, Richard Arnold ka siguruar tifozët e djajve se klubi po punon fort për De Jong, teksa drejtues të skuadrës angleze po diskutojmë me Barcelonën për të arritur një marrëveshje mes tyre.
“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të sjellë De Jong dhe unë ju them se paratë janë për të. Trajneri e do atë, ai po bën një punë të shkëlqyer dhe po tregon se është një lojtar i madh. Si klub ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të mbyllur marrëveshjen, paratë janë atje, por ka pengesa në rrugën tonë që nuk mund t’i shpjegoj”, ka theksuar Arnold. /f.a/abcnews.al