Hoti i jep fitoren, Partizani përmbys sllovenët e Mura në miqësore

schedule19:04 - 18 Qershor, 2022

schedule 19:04 - 18 Qershor, 2022

Partizani i ka nisur me këmbë të mbarë miqësoret në Slloveni, pasi ka mundur në të parën skuadrën e Mura me rezultatin e ngushtë 2-1.

“Demat” u befasuan që në minutën e gjashtë, kur Marusco i ndëshkoi dhe më pas në 45 minutat e para nuk pati gol.

Në pjesën e dytë Partizani e nisi me tjetër ritëm dhe shumë shpejt barazuan me Skukën, i cili shmangu edhe portierin.

Golin e fitores e shënoi mesfushori Engjëll Hoti, me një goditje fluturimthi brenda dhe i dha fitoren skuadrës së tij në debutimin e tij.

Mura-Partizani 1-2
Marusco 6’ / Skuka 51’, Hoti 70’