Sherri për dashurinë i mori jetën, flasin fqinjët e Martin Çeços: Ishte tip i mbyllur, mezi nxirrte bukën e gojës

schedule15:48 - 18 Qershor, 2022

schedule 15:48 - 18 Qershor, 2022

Vrasja e Martin Çeços në Maliq ka tronditur familjarët dhe fqinjët e 26-vjeçarit, të cilët e përshkruajnë si një njeri të qetë.

Lexo më shumë për ngjarjen këtu

Një prej fqinjëve, Ditke Dokolli ka treguar se i riu dhe i ati punonin së bashku dhe nuk kishin konflikte me persona të tjerë.

“Jetonin me djersë dhe mezi nxirrnin bukën nga toka dhe shitja e druve. Martini ishte tip i mbyllur dhe nuk i binte në qafë njeriu, jemi të tronditur nga kjo që ka ndodhur”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, motra e 26-vjeçarit ka treguar se i vëllai e ka telefonuar tri ditë pasi të zhdukej dhe familjarët të kërkonin ndihmën e policisë për ta gjetur.

Ajo ka thënë se Martini kishte qarë teksa flisnin, duke i thënë se disa persona po e kërcënonin.

Motra e të riut ka pranuar se ajo dhe babai kishin dijeni për lidhjen e tij me një vajzë, edhe pse nuk e njihnin.

Ishim në dijeni të lidhjes me një vajzë, por nuk e njihnim. Edhe babait i kishte treguar që e kërcenonin disa përsona, por arsyet dhe emrat e tyre nuk na i tregonte”, ka thënë ajo.

Autorët e vrasjes së Martin Çeços ishin Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.

Pasi e vranë të riun ata tentuan të inskenojnë një skenë vetëvrasjeje, duke i lënë shapkat e tij jashtë rezervuarit ku hodhën trupin.

Krimi dyshohet të ketë ndodhur për shkak të raportit të 26-vjeçarit me një vajzë, me të cilën ai komunikonte vazhdimisht.

Njohjen e kanë mësuar autorët, të cilët i kanë kërkuar 26-vjeçarit të mos e vazhdojë. Bisedë të cilën 26-vjeçari nuk e ka ndërprerë. /abcnews.al