“Air Albania” mbyll dyert, Partizani “shtegton” jashtë Tirane për ndeshjet e Conference

schedule12:56 - 18 Qershor, 2022

schedule 12:56 - 18 Qershor, 2022

Partizani arriti të pozicionohej në vendin e 3-të duke siguruar kështu një vend në Europë, ndërsa ka njohur tashmë edhe kundërshtarët në këtë kompeticion.

Goglat demat i vunë përballë klubin gjeorgjian të Saburtalos dhe konsiderohen favoritë për të kaluar më tej, teksa ndeshjen e parë do e luajë në transfertë më 7 korrik, atë të kthimit më 14 korrik në Shqipëri.

Drejtuesit e kuq kanë dalë në një deklaratë zyrtare ku kanë bërë të ditur edhe stadiumin ku do të zhvillojë edhe ndeshjet europiane. Në njoftim thuhej se “Air Albania” ka mbyllur dyer pasi do t’i nënshtrohet mbjelljes së barin, duke detyruar kështu të kuqtë të zgjedhin “Elbasan Arenën” si shtëpinë e tyre.

“Klubi Partizani dëshiron të njoftoj opinionin publik dhe në veçanti tifozerinë e kuqe në lidhje me zhvillimin e ndeshjes së kthimit ndaj Saburtalo në program dt.14 korrik ora 20:00 në ‘Elbasan Arena’ e vlefshme për turin e parë të Conference League.

Saktësojmë se luajtja e ndeshjes në stadiumin ‘Elbasan Arena’ është e kushtëzuar, pasi drejtoria e stadiumit ‘Air Albania’ ka vlerësuar që të mbjellë barin gjatë kësaj periudhe, kur ekipet shqiptare garojnë në kompeticionet europiane”, thuhet në njoftimin e klubit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!