Bedrie provoi fatin këtë të premte në “Kutia 21”. Lojtarja eliminoi 10 mijë euro që në kutitë e para. Më pas, refuzoi ofertat nga bankieri pasi kishte mundësi për 4 mijë euro, shuma më e madhe që kishte mbetur. Ajo fitoi 125 euro pasi gjeti figurën misterioze.
Më pas, ajo rrezikoi dhe mori ofertën prej 350 eurosh ndonëse kishte ende në lojë 4 mijë euro. Megjithatë, Bedrie bëri një zgjedhje të zgjuar pasi e eliminoi dhe këtë shumë. Në fund mbeti mes 2 dhe 500 eurosh. Shihni videon për të parë sa kishte në kutinë e saj.
/abcnews.al