Gazetarja Erisa Zykaj, në një lidhje me skype nga Brukseli për “Radarin Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka zbërthyer deklarata e sotme të bëra në Komisionin Europian, ku u duk sikur Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do i hapet drita jeshile për hapjen e negociatave me BE-në.
Zykaj tha se deklarata e dhënë nga Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, është shpresëdhënëse, dhe pritet që javën e ardhshme në samitin mes liderve të BE dhe liderë të Ballkanit Perëndimor të jepet lajmi i mirë.
Xhokaxhi: Ta nismi nga deklarata e Oliver Varhelyi, çfarë paralajmëron?
Zykaj: Gjatë konferencës për shtyp lidhur me rekomandimin e Komisionit Europian për dhënien e statusit të vendit kandidat Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë, komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit , Oliver Varhelyi ka bërë të qartë edhe qëndrimin ndaj ngërçit aktual midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për çështje historike, të identitetit dhe të gjuhës, që mban peng aprovimin e kuadrit negociues për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Këshillit e ministrave të Bashkimit Europian. Miratimi i këtyre dy kuadreve do të bënte të mundur fiksimin e një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me të dyja vendet, që shënon hapjen zyrtare të procesit të negociatave të anëtarësimit të dy vendeve në Bashkimin Europian.
Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi, tha: “Nuk jam në dijeni të asnjë kuadri negociues. Ne kemi dijeni vetëm për një ngërç total (bllokim total) në Sofje. Nuk jam i kënaqur me këtë, pasi unë kam shpenzuar çdo të martë të dytë të muajve për të shkuar në Bullgari të mësoja nëse kishte një rrugë zhbllokimi. Duket se politikat e brendshme janë të afta për të testuar besueshmërinë e Bashkimit Europian. Pra, aktualisht nuk besoj, se mund të flasim për asnjë kuadër negocues”.
Sigurisht që ne shpresojmë, që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të kenë konferencën e tyre të parë ndërqeveritare në momentin që flasim dhe që ne nuk do të na duhet të presim më për arsye të brendshme politike në Bullgari. Dhe mbetem me shumë shpresë, që ne po flasim për çështje ditësh, sesa çështje muajsh, apo vitesh”. Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka përçuar një mesazh pozitiv, se mund të ketë lajme pozitive për Bullgari Perëndimor gjatë samitit BE-Ballkan në nivelin e liderëve që do mbahet në 23 dhe 24 qershor në Bruksel.
Gjithashu gazetarja Erisa Zykaj ka shpjeguar edhe rekomandimin peer statusin e vendit kandidat për Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë.
Xhokaxhi: KE ka dhënë propozimin për dhënien e statusit kandidat për Ukrainën?
Zykaj: Komisioni Europian ka propozuar statusin e kandidatit për Ukrainën, Moldavinê dhe Gjeorgjinë. Kanë qenë presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen dhe komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varhelyi që kanë anonçuar lajmin në një konferencë për shtyp në Bruksel. Komisioni Europian e jep këtë rekomandim në dritën e vlerësimit të kriteret politike, ekonomike dhe aftësisë së tre vendeve për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit në Bashkimit Europian (EU acquis-arritjet e deritanishme të BE-së). Këto kritere janë miratuar nga Këshilli Evropian dhe janë të njëjta kritere që aplikohen edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Presidentja e Komisionit Europian është shprehur se të tre vendet e metirojnë perspektivën europiane dhe statusin e vendit kandidat:
Ursula Von der Leyen, presidente e KE-së tha se : “Sot, ne po u dërgojmë atyre një sinjal të qartë mbështetjeje në aspiratat e tyre, edhe pse përballen me rrethana sfiduese. Dhe ne e bëjmë këtë duke qëndruar të patundur në vlerat dhe standardet tona evropiane, duke përcaktuar rrugën që ata duhet të ndjekin për t’u bashkuar me BE-në. Opinionet e Komisionit shënojnë një pikë kthese në marrëdhëniet tona. Në të vërtetë, kjo është një ditë historike për popullin e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë. Ne po konfirmojmë se ato i përkasin, në kohën e duhur, në Bashkimin Evropian. Hapat e ardhshëm janë tani në duart e shteteve tona anëtare.”
Është e qartë që nuk ka përshpejtim të procesit të integrimit europian për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë. Ato do të kalojnë përmes të njëjtit proces dhe standarte si vendet e Ballkanit Perëndimor përmes strategjisë së rishikuar të zgjerimit të kësaj organizate. Si rrjedhim, edhe vendimi për t’ju akorduar këtyre tre shteteve statusin e vendit kandidat është në dorën e 27 shteteve anëtare, që duhet të vendosin me unanimitet. Ndërkohë, shkalla tjetër, ajo e hapjes së negociatave të anëtarësimit në Baashkimin Europian, që presin aktualisht edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të vijë vetëm pasi vendimit unanim të 27 vendeve të BE-së për statusin e vendit kandidat.
Ne themi po, të tre vendet meritojnë perspektivên europiane dhe statusin e vendit kandidat, por përcaktojmë dhe kriteret ku vendet duhet të avancojnë. Bëhet fjalër për një proces dinamik që varet nga vetë tre vendet për të treguar vullnetin e tyre për të ecur përpara dhe mos të bërë hapa pas në procesin e integrimit europian., Nga eksperienca e deritanishme kemi parë vende kandidate që kanë shënuar stagnjacion, ose kanë regjistruar hapa pas. Pra, është vërtetë në dorën e tre vendeve për avancimin në integrimin europian.”
Oliver Varhelyi, komisioner për zgjerimin:
“Ne kemi punuar shpejt dhe me efikasitet për të qenë në gjendje të paraqesim opinionet tona në kohë rekord. Ne presim që vendet anëtare të marrin vendime përpara në ditët në vijim, por vendet tona partnere duhet të fillojnë tashmë të punojnë për të përmbushur në anën e tyre reformat kryesore të përshkruara në rekomandimin tonë. Kjo është thelbësore në mënyrë që Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia të ecin përpara në rrugën e tyre drejt BE-së. Sot, ne rekomandojmë statusin e vendit kandidat për këto vende. Por hapja e negociatave të anëtarësimit është shkalla tjetër që vjen pas marrjes së statusit të vendit kandidat. Ne nuk flasim për këtë shkallë të dytë sot”.
/Abcnews.al/