Lucas Torriera pritet të largohet nga skuadra e Fiorentinës, pasi palët nuk kanë gjetur mes tyre marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin.
Sipas “Tuttosport”, e ardhmja e ish-lojtarit të skuadrës vjollcë pritet të jetë po në Seria A, pasi për shërbimet e tij ka derbi mes Lazios dhe Romës.
Mauricio Sarri kërkon mesfushor për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri, ndërsa nga ana tjetër Jose Mourinho dëshiron t’i sjellë një partner në mesfushë Matic. /f.a/abcnews.al