Milan Skriniar është kthyer në objektivin e PSG në këtë merkato vere. Kampionët e Ligue 1 i kanë bërë ofertën e parë Interit për shërbimet e sllovakut, teksa parizienët kanë ofruar 50 milionë euro.
Sipas mediave italiane raportohet se zikaltërtit kanë refuzuar ofertën e gjigandëve franceze, me këtë të fundit që janë gjithashtu të gatshëm të përfshijnë edhe një lojtar në këmbim, por Interi nuk tundohet nga një ofertë e tillë.
Drejtuesit kërkojnë të paktën për shërbimet e Skriniar 80 milionë euro, teksa bisedimet thuhet se do të vazhdojnë dhe parisienët mund të rrisin ofertën dhe të ofrojnë emra tjerë si pjesë të marrëveshjes.
Në anën tjetër, është raportuar se Skriniar veçse ka arritur marrëveshje personale me PSG-në, ku do të fitonte 7.5 deri në 8 milionë euro në vit. /f.a/abcnews.al