Katastrofë ekologjike në Durrës, nis pastrimi në ish-kalatën e peshkimit

schedule14:30 - 3 Maj, 2019

schedule 14:30 - 3 Maj, 2019

Në Portin e Durrësit sipërfaqja ku ka qenë porti i peshkatarëve është i ndotur. Prishja e magazinave të peshkut nxorri në dukje një territor të ngjashëm me një katastrofë ekologjike.

Në portin e Durrësit, magazinat e peshkut u shembën. Por ajo që lanë pas është katastrofë. Në ish-kalatën e peshkimit, aty ku deri para pak muajsh ishte është porti i peshkarexhave, situata  është alarmante. E gjithë sipërfaqa e kalatës është e mbuluar nga pirgje të mëdha inerte dhe mbeturina të gjithfarëllojshme.

“E gjithë kjo situatë, e ngjashme me një katastrofë mjedisore  ka ndodhur gjatë dhe pas procesit të prishjes së magazinave të peshkut”.

Edhe baseni ujor u ndot masivisht nga hidrokarburet në një perimetër prej 2 milje. Mbetjet e lëngshme si vajra dhe nafte përfunduan në det nëpërmjet kanaleve të hapura.

Në alarm u vu edhe autoriteti portual. Kompania e pastrimit detar nisi punën. Për largimin hidrokarbureve nga deti u angazhuan dy anije të pastrimit detar si dhe një numër i lartë punonjësish. Prishja e magazinave dhe largimi i anijeve të peshkimit drejt portit të ri, pritet t’i hapë rrugë një investimi të ri./ABC News Albania 24/7