Një 68-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Divjakë, mesditën e sotme. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Goriçaj.
M.N., 68 vjeç, dyshohet se duke djegur barërat në tokën e tij, për shkak të përhapjes së flakëve është djegur vetë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
“Divjakë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:55, në fshatin Goriçaj, Divjakë, shtetasi M. N., 68 vjeç, dyshohet se duke djegur barërat në tokën e tij, për shkak të përhapjes së flakëve është djegur vetë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al