45.5 kg kokainë brenda mishit, zbulohet itinerari i anijes, ku qëndroi fillimisht

schedule10:22 - 16 Qershor, 2022

schedule 10:22 - 16 Qershor, 2022

Është publikuar itinerari i anijes së kontejnerëve “Contship Eco” ku u zbuluan mbi 45 kg kokainë mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit.  Më datë 12 qershor anija e nisur nga Brazili ka hyrë në portin e Pireut, Greqi dhe më 13 është nisur nga ky port për në Shqipëri. Ndërkohë ditën e sotme, mësohet se anija e transportit është nisur sërish drejt Pierut.

Lexo edhe: Droga në mishin e pulave nga Brazili, flasin dy të arrestuarit: S’kemi asnjë lidhje me lëndën e kapur, porositë i bëjmë online

Pas kapjes së 45.5 kg kokainë në konteinerin me mish pule në Portin e Durrësit mbrëmjen e kaluar, blutë e Durrësit kanë vënë në pranga dy persona. Policia ka arrestuar Arben Ferizin, 30 vjeç banues në Prishtinë, me detyrë administrator dhe pronari në kompaninë ‘Apetit Group’, që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës në Brazil si dhe Egert Vargun, 39 vjeç banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani.

Droga u gjet në një kontenier të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut, filial i kompanisë ‘Apetit Group’ me qendër në Prishtinë. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!