Donald Trump e ka paralajmëruar Iranin se nëse qëllon një anije në Ngushticën e Hormuzit, atëherë SHBA-të do të “bombardojnë dhe shkatërrojnë një urë apo central elektrik” në Teheran.
Duke shkruar në platformën e tij Truth Social, presidenti amerikan tha se kjo do të hyjë në fuqi “nga kjo pikë e tutje”, pavarësisht nëse Irani përdor një “raketë, dron apo ndonjë pajisje apo armë tjetër”.
Ai tha se objektivat përfshijnë ato që ndodhen pranë ose brenda kryeqytetit iranian.
Nuk është hera e parë që Trump ka kërcënuar të shkatërrojë infrastrukturën civile të Iranit.
Në një intervistë me Fox News javën e kaluar, ai tha se SHBA-të do të sulmonin centralet dhe urat në Iran nëse vendi nuk do të ulej në tryezën e negociatave.



