“Hezitova të vija”, Rama nga Kievi: Vendet e Ballkanit të ndërtojnë një bllok banesash në Irpin, ta bëjmë pa burokraci

schedule19:38 - 15 Qershor, 2022

schedule 19:38 - 15 Qershor, 2022

Vendet e Ballkanit Perëndimor do të rindërtojnë ndërtesat e banimit në Irpin. Ky ishte premtimi që i dha kryeministri Edi Rama në një konferencë shtypi të mërkurën në Kiev presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ndihem i privilegjuar së bashku me Dritanin dhe Dimitrin i cili për arsye objektive nuk mundi të ishte me ne si kryeministra të 3 vendeve të Natos nga vendet e ballkanit që gjendemi këtu me ju e të dëshmojmë mbështetjen dhe solidaritetin tonë të plotë për ju dhe për popullin ukrainas. Siç ua thashë personalisht hezitoja të vija sepse përmasat e këtij tmerri dhe mundësia që ka Shqipëria për të ndryshuar fatin e kësaj lufte nuk është aspak e mjaftueshme por në të njëjtën kohë nuk mund të mos i përgjigjesha ftesës tuaj. Jam mjaft mirënjohës për mikpritjen bujare dhe dëshirën për të ndarë me ne një pjesë të vogël të realitetit që më parë e kemi parë përmes fotove. Sot patëm mundësinë të shohim nga shumë pranë Irpinin. Jam i lumtur që ratë dakord me propozimin tonë për të bashkuar përpjekjet e për të ndërtuar një bllok secili prej vendeve ndërtesën e tij për familjet e fëmijët.  BE dhe shumë të tjerë janë pjesë e kësaj përpjekje por le ta bëjmë në mënyrën ballkanike pa shumë burokraci dhe të jemi të parët që e bëjmë këtë gjë e kjo ndoshta do të përshpejtojë përpjekjet e të tjerave.  BE e shumë të tjerë janë tashmë pjesë e kësaj përpjekjeje. Le të jemi të parët që e bëjmë këtë dhe kjo ndoshta do përshpejtojë përpjekjet e të tjerëve. Jemi këtu të shprehim mbështetjen e plotë që BE ti japë Ukrainës statusin e vendit kandidat”, tha Rama.

“Ne duam ta bëjmë këtë në një mënyrë ballkanike, pa burokraci të panevojshme”,  – tha kryeministri i Shqipërisë, bën me dije Interfax.

Kryeministri shtoi se Shqipëria si vend anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të ngrejë zërin për shqetësimet e Ukrainës.

Nuk duhet të spekuplojnë që BE nuk e ka mbajtur fjalën për ne. këto janë dy çështje krejt të ndara. Ne nuk jemi të kënaqur me BE, por ndërkohë jemi plotësisht të angazhuar ndaj rrugëtimit evropian. Nga ana tjetër e kuptojmë plotësisht këtë dëshirë të zjarrtë të Ukrainës. Kur të merrni statusin do të përballeni me realitetin. Nga ana jonë keni mbështetje. Jam krenar të ndaj me ju që Shqipëria si anëtare e KS, është tejet e priviligjuar ti japë zë rreth asaj tryeze shqetësimeve dhe kërkesave të popullit ukrainas për paqe”, shtoi Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç tha se kishte rreth 10,000 refugjatë ukrainas në Mal të Zi, duke shtuar se vendi i tij ndjehej sikur po priste njerëz vendas.

“Ju keni miq. Na besoni, ne kemi pasur përvojë të ngjashme 30 vjet më parë. Ne e dimë se çfarë është lufta, agresioni dhe krimet e luftës,” – Abazoviç.

/abcnews.al